AKTUALITET

Aksident i “frikshëm” në Lezhë/ Makina përfundon brenda një biznesi, ndërron jetë 24-vjeçari

08:18 - 03.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në superstradën Lezhë-Milot.




Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit, pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjinit. Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanËeb’ se një automjet tip ‘Benz’ ku udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një biznes në anë të sajë.

Për pasojë ka ndërruar jetë 24-vjeçari me inicialet D.D, i cili drejtonte mjetin, ndërsa pasagjeri, shtetasi me inicialet N.P., është transportuar në spitalin e Traumës ne Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË

Në orët e para të mëngjesit,në aksin rrugor Lezhë -Milot, në Ishull Lezhë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi D.D.,24 vjeç ,banues në Lezhë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi D.D. dhe ka marrë dëmtime pasagjeri shtetasi N.P.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.