LIFE STYLE

Vuani nga rënia e flokëve? Ja zakonet e përditshme që mund të ndikojnë

10:04 - 13.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shumë zakone të pavetëdijshme në jetën e përditshme shkaktojnë rënie të flokëve, për të cilat mund të mos jeni në dijeni. Edhe veprimet më të thjeshta si mbështjellja e flokëve me një peshqir, mund t’i dëmtojë flokët dhe të shkaktojë dëme serioze në planin afatgjatë.




Rrobat e leshit

Rrobat ose palltot e leshta mund t’ju mbajnë ngrohtë në mot të ftohtë, por ky material mund t’i dëmtojë flokët tuaj. Krijon energji elektrike statike dhe për pasojë bën që flokët të “ngjiten” në të. Sidomos në ditët me shi, kur flokët lagen, bëhen më të brishtë dhe të dobët.

Përdorimi i një peshqiri ose tharësje flokësh

Shumica prej nesh i mbështjel flokët me një peshqir për t’u tharë pas dushit. Sidoqoftë, peshqirët e pambukut mund të shkaktojnë thyerje të flokëve. Për shkak se peshqiri është më i trashë, mund të shkaktojë ngritjen e kutikulës.

Nëse kutikula, e cila është treguesi më i mirë i flokëve të shëndetshëm, është dëmtuar, flokët mund të bëhen të ashpër. Sidomos skajet e flokëve fillojnë të ndahen dhe të bien. Përveç kësaj, përdorimi i një tharësje flokësh rregullisht shkakton thyerjen e flokëve. Për t’i tharë flokët siç duhet, mbajeni tharësen larg flokëve.

Aplikimi i zbutësit në gjëndrat e flokëve

Ky produkt i zbut flokët, por kur përdoret gabimisht mund t’i bëjnë flokët të duken të çrregullta. Sidomos nëse e aplikoni në rrënjë, flokët do të duken më të yndyrshme. Për t’i mbajtur flokët tuaj të butë dhe me shkëlqim, aplikojeni vetëm në majat e flokëve.

Shampo e thatë

Shampoja e thatë është një zgjidhje e mirë kur nuk i keni larë flokët. Sidoqoftë, përdorimi i shpeshtë i saj mund të bëjë që koka të kruhet, të jetë më e thatë. Nga ana tjetër, mund të shkaktojnë rënie të flokëve si dhe pengon rritjen e tyre. Për më tepër, mund të shkaktojë zbokth.

Mbani syzet e diellit mbi kokë

Mbajtja e syzeve të diellit mbi kokë mund të shkaktojë humbjen e flokëve. Sidomos nëse e bëni rregullisht këtë veprim, rënia do të përshpejtohet pasi presioni i krijuar nga syzet në lëkurë bën që rrjedha e gjakut të ulet dhe ngadalëson rritjen e flokëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.