Kryesore

Basha pas raportit të DASH: Do të çlirojmë duart e drejtësisë për t’i vënë prangat të korruptuarve

13:42 - 03.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Basha shprehet se raporti shkruan qartë se qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë kundër pastrimit të parave.




Basha u zotua se si kryeministër i ardhshëm do të çlirojnë drejtësinë dhe do t’i vënë pranga çdo zyrtari të korruptuar.

“Ditën e sotme ashtu si ditën e djeshme kam qenë në mes të qytetarëve të Tiranës duke prekur nga afër dhimbjen, mjerimin, varfërinë, papunësinë, që janë trashëgimia e vetme 8-vjeçare e qeverisë më të korruptuar të Europës dhe Ballkanit. E keni dëgjuar nga kjo sallë, nga kjo gojë dhe nga shumë prej përfaqësuesve të opozitës, prej 8 vitesh këtë konstatim. Sot e keni të zezë mbi të bardhë në raportin e DASH.

Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm drejt pengimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare në vitin 2020. Shkak për situatën dramatike të pastrimit të parave është vetëm një, qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramës. Shkak për mungesën e progresit në luftën kundër pastrimit të parave është vetë korrupsioni qeveritar i mbjellë në çdo qelizë të administratës. Këtë e ndjeni në kurrizin tuaj. Nuk ka nevojë të kujtoj përgjimet e anti-mafias italiane.

Raporti i DASH thotë qartë se investimet në pasuritë të paluajtshme dhe projektet e zhvillimit të biznesit janë ndër metodat më të përhapura të pastrimit të parave.

Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në kohën e pandemisë vodhën me tenderë sekretë paratë për ushqimet e njerëzve. SPAK ka marrë të pandehur zyrtarë të rangut të dytë në Ministrinë atëherë të drejtuar nga Olta Xhaçka për akuzën që çuam në prill të vitit të kaluar për akuzën se në kulmin e pandemisë, kur njerëzve duhet t’iu çoje ushqim dhe para për t’i mbështetur, kjo qeveri bëri atë që ka bërë çdo ditë këto 8 vjet ka vjedhur dhe shpërdoruar paratë e shqiptarëve. Ky është shkaku pse Shqipëria ndodhet në këtë gjendje, ky është shkaku i krizës që ka mbërthyer shtëpitë tuaja, tavolinat tuaja, xhepat tuaj, shkaku i paralizës së biznesit, sipërmarrjes.

Ky është shkaku pse gjithçka ka ngecur në vend numëro dhe Shqipëria mban frymën. Por jo më! Më 25 prill kjo do të ndryshojë. Më 25 prill vota juaj është garancia për këtë ndryshim. Më 25 prill garanti jam unë dhe qeveria që do të dalë nga vota juaj, duke filluar nga unë i pari, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë e deri tek zyrtari më i fundit do të jemi të hapur para drejtësisë, do t’ia çlirojmë drejtësisë duart për t’ia vënë prangat kujtdo zyrtari të korruptuar që vjedh bukën e gojës së fëmijëve tuaj, që e kthen vendin në një parajsë të trafiqeve, të krimit, që e kthen Shqipërinë në delen e zezë të Europës siç konstatojnë raport pas raporti dhe sot raporti i DASH”, tha Basha.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.