SHËNDET

Sa fruta duhet të hamë në ditë?

19:32 - 29.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Frutat janë një pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme pasi ato kanë përfitime të panumërta për shëndetin tonë.




Sidoqoftë, disa njerëz shqetësohen për sheqerin në fruta dhe kanë merak se ngrënia e tepërt e frutave mund të jetë një zgjedhje e dëmshme. Pra, sa fruta duhet të hamë çdo ditë që ky të jetë një zakon i shëndetshëm?

Rekomandimi i përgjithshëm për marrjen e frutave është rreth 400 gramë në ditë ose pesë racione prej 80 gramësh.

Një pjesë prej 80 gramësh është sa ekuivalenti i një fruti në madhësinë e një topi tenisi. Ngrënia e pesë racioneve të frutave çdo ditë shoqërohet me një rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundje të tilla si sëmundjet e zemrës, goditja në tru dhe kanceri.

Sigurisht, këto rekomandime ndryshojnë në varësi të kush i bën ato. Për shembull, në Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Bujqësisë rekomandon që një i rritur mesatar të konsumojë dy porcione frutash në ditë, ndërsa Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që të rriturit të hanë katër porcione frutash në ditë.

Sidoqoftë, të gjithë mund të përshtaten bazuar në zgjedhjen e tyre individuale, mënyrën se si funksionon trupi i tyre dhe natyrisht, duke marrë parasysh këto numra.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.