Kronikë

Aksident në Milot-Mamurras, automjeti bie në kanalin me ujë, humbin jetën dy persona

08:30 - 19.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Mamurras. Dy persona nga Durrësi e Tirana kanë humbur jetën pasi ranë me automjetin e tyre në një kanal me ujë.




Sipas Policisë, viktimat janë 45-vjeçari S.D, me banim në Durrës dhe 39-vjeçari U.P, me banim në Tiranë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje  dhe  vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.