Kryesore

Çfarë mund të përdorni për të pasur një super aromë flokësh?

12:35 - 29.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Problemet me skalpin shpesh çojnë në një problem edhe më shqetësues mësë shumti për femrat, aromë e pakënshme e flokëve. Këto të fundit duket sikur kanë aftësinë të thithin aromat e një ambient ku gatuhet, pihet duhan etj, por nëse ju tregoni kujdes maksimal për të shmangur këto ambiente e sërish flokët ju mbajnë erë, atëherë cili është shkaku. Kjo mund të vijë jo vetëm si pasojë e higjienës së dobët por edhe nga shkaqë që nuk  varen nga ne si  mbiprodhimi i yndyrës, ekzemës , mosbalancimi hormonal, stresi apo problemeve të tjera shëndetësore të lëkurës si infeksionet e kokës, psoriasis dhe infeksionet  kërpudhore.  Më poshtë do t’ju tregojmë disa metoda si të parandaloni këtë shqetësim. Para se të spërkasni parfum mbi flokë, trajtojeni problemin që nga rrënja.




Uthulla e mollës parandalon mbiprodhimin e yndyrës dhe gjithçka që duhet të bëni është që në dush t’i shpëlani flokët me uthull molle ! Kujdes duhet përzierë me ujë në raportin 1uthull: 2 ujë, për të mos prishur balancën e pH të kokës. Pas kësaj shpëlajini flokët me ujë të bollshëm.

Sode buke

Kjo është një nga metodat më të hershme të neutralizimit të aromave që funksionon mësë miri.

Si ta përdorni:

Përzieni ujë dhe sodë buke në raportin 1: 3.

Lagini flokët dhe aplikojeni këtë pastë në skalpin e kokës.

Lëreni për të paktën 5 minuta.

Lani flokët tuaj normalisht.

Domate

Lëngu i  domates ndihmon në eleminimin e aromave të këqija nga flokët e kjo falë aciditetit në ndihmon në balancimin e nivelit të pH në flokët tuaj.

Si ta përdorni:

Lagni flokët me lëngun e domates dhe mbështillini me një qese plasmas për 15 minuta. Lajini flokët normalisht dhe përsëriteni këtë procedurë dy herë në javë për të parë rezultate më të shpejta.

SHËNIM: Këto ishin disa metoda që funksionojë nëse problemi i erës së keqe të flokëve lidhet me problemin e skalpit të kokës.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.