Kryesore

Surpriza/ Kongresi i PS do të mbahet në stadiumin “Air Albania”, ja në ç’orë nis

21:50 - 09.06.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të shtunen e 12 qershorit, në ditelindjen e 30-të të Partisë Socialiste, strukturat kanë vendosur të mbledhin Kongresin e jashtëzakonshëm.




Siç dihet deri më tani, PS do të paraqesë vizionin për Shqipërinë 2030 dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës.

Burime për AlpeNews.al bëjne me dije se Kongresi do të mbahet në orën 17:30, por surpriza e vërtetë vjen pikërisht te vendi ku do të mblidhen socialistët. Kryeministri Edi Rama dhe organizatorët duket se kanë zgjedhur stadiumin “Air Albania”.

Kjo do të jetë hera e parë që në arenën e futbollit do të mbahet një organizim i tillë që pritet të jetë i përmasave të mëdha.

Edhe më parë, socialistët jane mbledhur në ambiente të hapura, diktuar edhe nga kushtet e pandemisë globale të shkaktuar nga virusi vrasës COVID-19, siç ka qenë Amfiteatri i Liqenit apo sheshi “Skenderbej” në Tiranë për hapjen dhe mbylljen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Shpërndarja e ftesave për delegatët e Kongresit ka nisur, dhe gjithçka duket gati dhe e mirëorganizuar.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.