Kryesore

Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurisë, Pollo: Përgjegjësi e madhe, uroj që aspektet negative si presidenca e OSBE të mbeten në të shkuarën

22:00 - 11.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo iu është bashkuar reagimeve për anëtarësimin e përkohshme të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.




Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Pollo theksoi se kjo është një përgjegjësi e madhe. Ai tha se shpreson që aspektet negative si presidencë e OSBE të mbeten në të shkuarën.

“Shqipëria është nga sot anëtare e përkohshme e Këshilit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe uroj t’a ushtrojmë me përgjegjësi e përkushtim. Përgëzime diplomatëve të angazhuar në proces. Uroj që aspektet negative si presidencë e OSBE të mbeten në të shkuarën. GP”, shkruan Pollo.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.