Kronikë

Po ndërtonin pa leje, arrestohen dy pronarët e lokaleve në Tiranë

10:56 - 13.06.21 gsh

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për ndërtime të paligjshme.



Në pranga kanë rënë shtetasit, A. O. 49 vjeç dhe G. L., 49 vjeç. Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi A. O., është konstatuar nga uniformave blu, duke ndërtuar pa leje në lokalin e tij në rrugën “Ymer Kurti”.

Ndërsa gjithashtu, edhe shtetasi G. L., është konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse në lokalin në pronësi të tij, në fshatin Bastar Murriz.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa leje.

 

Goditen dy raste të ndërtimeve pa leje, vihen në pranga 2 shtetas.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje në të gjithë Qarkun e Tiranës, janë goditur 2 raste të ndërtimeve pa leje, në vende të ndryshme, dhe janë arrestuar dy shtetas konkretisht:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit A. O., 49 vjeç,pasi në rrugën “Ymer Kurti” në biznesin(lokal)në pronësi të tij, u konstatua duke ndërtuar të papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit G. L., 49 vjeç, pasi në fshatin Bastar Murriz, në lokalin e tij, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.