AKTUALITET

Aksioni “Bregdeti ynë” zbret në Shëngjin, ja sa ndërtesa pa leje pritet që të shëmben

19:02 - 14.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur pasditen e sotme, në plazhin e Shëngjinit, aksioni “Bregdeti ynë”.




Ky aksion, konsiston në prishjen e ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare.

Gazetari Elidon Ndreka, raporton, se burime pranë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtes së Territorit, kanë bërë të ditur, se në zonën e Shëngjinit, janë planifikuar të prishen rreth 10 objekte.

Sipas IKMT-së, në objektet e parashikuara për t’u prishur, parashikohen si ato me konstrukt betoni, edhe kioskat e ndryshme metalike.

Ky aksion, do të vijojë për ditë të tëra në Shëngjin, për t’u shtrirë më pas, në të gjithë bregdetin shqiptar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.