Kosova

Dalin pamje nga shpërthimi i zjarrit në Komunën e Prishtinës, ndërtesa e mbuluar e gjitha nga tymi

17:30 - 15.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Objekti i ri i Komunës së Prishtinës ishte përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme.Lexues për Klan Kosovën kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se ishte një tym i madh.




Për këtë kanë reaguar nga Komuna e Prishtinës, të cilët me anë të një njoftimi kanë thënë se në objekt nga një trafo elektrike ka shpërthyer zjarr, pasditen e së enjtes.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, nga zjarri nuk raportohet sa ka pasur të lënduar, ndërsa punëtorët dhe personat e gjendur brenda komunës janë evakuuar, ndërsa zjarri është shuar pak më pas nga ekipi i zjarrfikësve.

 

 

“Me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarr i ri, punëtorët komunal si dhe qytetarët janë evakuuar me kohë, ndërsa puna është ndërprerë në objekt për ditën e sotme. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar”, thuhet tutje në njoftim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.