Kronikë

RENEA qëlloi me snajper 52-vjeçarin, zbulohen detaje nga ngjarja në fshatin e thellë të Shkodrës

14:33 - 26.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 52-vjeçar i përfshirë në listën e 30  personave me rrezikshmëri të lartë ndër vite nga Policia  e Shkodrës, ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri nga ana e Forcave RENEA, gjatë aksionit për arrestimin e tij.




Policia lokale kishte marrë informacione operative se  shtetasit Ardian Narkaj, ndodhej në banesën e tij në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe. Për këtë arsye, i ndihmuar edhe nga forcat RENEA, Policia e Shkodrës  ka nisur operacionin “Bratosh” për ta arrestuar.

Sipas Policisë në një zonë malore  të Kastratit, në vendin e quajtur “Gropat e Vrinit” në Bratosh, Malësi e Madhe, forcat  speciale RENEA kanë rrethuar vendin (stan bagëtish)  ku fshihej shtetasi në kërkim Ardian Narkaj dhe i kanë bërë thirrje për t’u dorëzuar.

Operacioni

Pasi forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje, i kanë bërë thirrje 52-vjeçarit për t’u dorëzuar. Por, Narkaj nuk i është bindur urdhrit të  Policisë dhe ka tentuar të largohet, duke përfituar edhe  nga terreni i vështirë malor. Forcat speciale RENEA kanë marrë masa për sigurinë e  jetës së tyre, pasi kanë konstatuar se ky person ishte i armatosur. Ata i kanë bërë  disa herë thirrje për t’u dorëzuar, por Ardian Narkaj nuk i është bindur urdhrit përsëritës të Policisë. Të ndodhura në këto kushte me synim për ta neutralizuar, forcat RENEA kanë qëlluar me snajper, duke e plagosur me tre plumba në trup.

Plagosja

Pasi i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes, 52-vjeçari është transportuar në Spitalin e  Traumës në Tiranë në gjendje të stabilizuar. “Ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të  Policisë, por ka tentuar të largohet duke përfituar nga terreni i vështirë malor. Forcat  speciale RENEA kanë marrë masa për sigurinë e jetës  së tyre, pasi kanë konstatuar se ky person ishte i armatosur. Ata i kanë bërë disa  herë thirrje për tu dorëzuar. Ardian Narkaj nuk i është bindur urdhrit përsëritës të Policisë për t’u dorëzuar dhe ka tentuar të largohet.

Forcat RENEA, për ta neutralizuar e kanë plagosur  atë”, sqaroi zyrtarisht Policia. Në cilësinë e provës  materiale në vendngjarje  është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë me  fishekë në fole gati për qitje. Sipas Policisë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po kryen  veprimet hetimore.

Krimi për “spiunim”

Ardian Narkaj, pavarësisht se u akuzua për vrasje  të dyfishtë në vitin 2008 dhe u arrestua fillimisht më 8 maj të atij viti, kishte përfituar vite më vonë lirinë me kusht. Në atë kohë mbetën të vrarë shtetasit Tonin Ulaj dhe  Gjergj Shota, krim i cili kishte nisur pas një debati për  spiunim pranë Policisë. “Më datë 07.05.2008, rreth orës 20.00, i gjykuari Ardian Narkaj së bashku me babanë dhe bashkëshorten e tij kanë shkuar në qendër të fshatit Bratosh për të blerë ushqime me makinën e tij. Pasi kanë blerë ushqimet, i gjykuari është ndaluar nga ana e shtetasit Tonin Ulaj, i cili i ka thënë se perse nuk i binte borisë, kur afrohej në  qendër të fshatit, pasi ai (Ardiani) e dinte se Toni kërkohej nga Policia.

Më pas, debati mes tyre është acaruar dhe shtetasi Tonin e ka kapur të gjykuarin Ardianin, duke e futur nga pas lokalit dhe duke i thënë se përse na spiunon në Polici. I gjykuari, Ardiani, e ka mohuar një gjë të tillë dhe në këtë moment shtetasit, Tonit, i ka thënë që të hipte në makinë se do të shkonin te shtetasi Gjergj Narkaj për ta sqaruar këtë  punë”, thuhet në dosje. Sipas hetimeve, Ardian Narkaj i frikësuar se mund ta vrisnin pasi kishte marrë një  plagë në këmbë, ka goditur me thikë Tonin Ulajn dhe pasi i ka marrë pistoletën ka qëlluar dhe ka vrarë Gjergj  Shotajn, vrasje e kryer në distancë të afërt

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.