Kryesore

Aurela Hoxha na zbuloi një pjesë të portretit të Alaron!

13:45 - 07.08.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas lajmit se Aurela Hoxha është bërë nënë, të gjithë jemi kuriozë të mësojmë se kujt i ngjan më shumë vogëlushi.




Në llogarinë e saj në Instagram, Aurela ndau mes shumë fotosh edhe disa momente me të voglin, duke i zbuluar me krenari botës se kishte sjellë në jetë një thesar.

Një njërën nga fotot ajo shihet shumë e lumtur teksa mban në krahë djalin. Ndërsa në njërin nga imazhet ajo shihet duke e ushqyer djalin me qumësht gjiri. Tashmë që gjithçka është bërë publike, Aurela ka nisur të zbulojë pak nga pak disa detaje.

Nga fotografi Endrit Mertiri zbuluam se ajo e ka pagëzuar të birin me emrin Alaron, ndërsa tashmë na ka zbuluar edhe një pjesë të portretit të tij.

Sfondi i telefonit të Aurelës ka sigurisht foton e portretit të djalit, të cilit ja ka mbuluar një pjesë të syve. Megjithatë, na ndihmon të krijojmë një ide për portretin e bebushit që është më i përfoluri i momentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.