Kryesore

Si ta pastroni e dezinfektoni smartphone-n tuaj!

19:15 - 16.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pa ofendim, por telefoni juaj është një magnet bakteresh. Nuk mbledh vetëm gjurmët e gishtërinjve dhe njollat e zakonshme, por edhe viruse e baktere, me të cilat ndërveproni sa herë që e prekni. Vitet e fundit një nga fjalët që keni dëgjuar më shumë ka qenë dezinfektimi dhe kjo duhet të jetë një fjalë kyçe edhe për pajisjet tuaja elektronike!




Fatkeqësisht, disa teknika pastrimi në dukje të zakonshme mund të dëmtojnë në mënyrë aktive komponentët si ekrani apo porta e karikimit. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të dini si ta pastroni smartphone-n tuaj në mënyrën e duhur.

Në një studim shkencor të vitit 2017 mbi telefonat e nxënësve të shkollave të mesme, një shumëllojshmëri e gjerë e mikrobeve potencialisht patogjene u gjetën në pajisjet e tyre. Sa shumë? Deri në vitin 2002, një studiues gjeti 25,127 mikrobe për inç katror (rreth 6.4 cm) në telefona – dhe ky ishte një telefon i lidhur me tavolinën, jo një që e merrnit me vete kudo (në tualet, metro, etj).

Sipas Kirstin Dean, mjek, telefoni mund të mos jetë faktori më i rëndësishëm i sëmundjeve në jetën tuaj, por është vërtet e mundur të sëmureni thjesht nga “një telefon shumë i pistë”. Mbajtja e tij pastër është një pjesë e rëndësishme e mbrojtjes suaj ngaj E. Coli, streptokoku dhe viruse të tjera, deri tek Covid.

Si ta pastroni vetë smartphone-n tuaj

Nuk është e vështirë të pastroni dhe dezinfektoni telefonin tuaj, por do t’ju duhet ta bëni shpesh. Nëse telefoni juaj del nga shtëpia ose xhepi-në banjo, atëherë sipërfaqja e tij “infektohet” në mënyrë të rregullt. Një pastrim ditor do të ishte ideal, por nëse po kërkojmë shumë, të paktën pastrojeni dy herë në javë.

Për rezultate më të mira, merrni një pecetë dezinfektuese me bazë alkooli ose peceta dezinfektuese Clorox, si dhe një leckë të butë dhe jo gërryese – pëlhurat e mikrofibrave janë ideale. Pse? Apple rekomandon në mënyrë specifike 70% peceta alkooli izopropil dhe peceta Clorox, dhe ky është një udhëzim i mirë i përgjithshëm edhe për shumicën e smartphone-ve të tjerë.

Nuk duhet të përdorni asnjë lloj pëlhure gërryese, përfshirë peceta dhe peshqirë letre. Mos spërkatni kurrë pastrues në telefon. Ju duhet të aplikoni solucione pastrimi vetëm përmes leckave të lagura ose pecetave dezinfektuese. Shmagni çdo “zbardhues”.

Tani, hap pas hapi:

– Hiqni kasën mbrojtëse të telefonit, nëse mbani një të tillë.

– Fikni telefonin.

– Fshijeni butësisht të gjithë telefonin tuaj me një pecetë dezinfektuese Clorox ose të ngjashme, duke shmangur portën e karikimit.

– Lëreni telefonin të thahet për 3-5 minuta për të dezinfektuar sipërfaqen e telefonit.

– Përdorni një leckë mikrofibre për të fshirë dhe tharë butësisht telefonin.

– Përsëriteni procesin, por kësaj radhe me kasën e telefonit, brenda dhe jashtë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.