SPORT

Tirana nuk fiton dot në miqësore. Barazon me Bylis

22:02 - 29.08.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Skuadra e Tiranës sot ka zhvilluar miqësoren e radhës si pjesë e përgatitjeve për sezonin e r. Dy javë para startit të aktivitetit, bardheblutë kanë zbritur në fushë ndaj një skuadre me shumë ambicie në Kategorinë e Parë, Bylisit, me të cilën janë përballur sot në “Selman Stërmasi”.
Edhe pse Shehi hodhi në fushë rreshtimin më të mirë mes lojtarëve që kishte në dispozicion, me treshen Xhixha-Ngo-Seferi në sulm, bardheblutë nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës në këtë sfidë ndaj ballshiotëve.
Kështu, takimi u mbyll me rezultatin 0-0, që tregon se të dy ekipet kanë ende punë për të bërë që të përmirësojë manovrën sulmuese për zezonin e ri. (d.s.)





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.