Kryesore

“Ëndrra u bë realitet, do jap shpirtin e zemrën në fushë”, Nedim Bajrami jep mesazhin e parë si kuqezi

22:03 - 30.08.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nedim Bajrami, sulmuesi i cili aktivizohet me Empolin në Itali, ka dhënë mesazhin e tij të parë si futbollist i Shqipërisë.




Ai ka të drejtën nga sot për të qenë kuqezi, pasi FSHF fitoi gjyqin në CAS. Kjo pasi organet ndërkombëtare nuk jepnin lejen pasi pretendonin se Bajrami kishte luajtur me moshat e Zvicrës.

Bajrami thotë se sot i është realizuar ëndrra e tij, familjes dhe gjyshërve, ndërsa betohet se do të jap shpirtin e zemrën në fushë.

MESAZHI NGA NEDIM BAJRAMI

Më në fund, ëndrra ime, ëndrra e familjes time, ëndrra e gjyshërve të mi u bë realitet. Unë do të përfaqësoj fanellën kuqezi dhe Kombin shqiptar

Jam shumë i gëzuar dhe dua të falenderoj pafundësisht nga thellësia e zemrës, me mijëra tifozë kuqezinj kudo nëpër botë që më kanë shkruar dhe telefonuar.

Një falenderim i veçantë shkon për @fshforg që i’a doli në këtë betejë të ndërlikuar. Nga sot, përbetohem që do të jap shpirtin dhe zemrën në fushë për atë fanellë, që është krenaria e të gjithë shqiptarëve!

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.