Kryesore

Kendall Jenner emërohet drejtoreshë e një prej shtëpive më famshme të modës!

17:15 - 03.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duket se pothuajse gjithçka që motrat Kardashian-Jenner prekin kthehet në ar, dhe kjo duket është arsyeja përse “FWRD” ka emëruar Kendall Jenner si drejtoreshën e saj të re krijuese.




Kendall e njohur për stilin e saj të hijshëm, të frymëzuar nga vitet ’90 do të ketë për detyrë të kurojë markat e modës luksoze, të drejtojë dizajnin e faqes së internetit, të krijojë ide, marketing, partneritete dhe aktivitete marketingu.

Sipas “FWRD”, ylli do të hyjë zyrtarisht në rolin e saj gjatë Javës së Modës të Nju Jorkut këtë muaj. Në një deklaratë në rrjetin e saj social Instagram, Jenner e emocionuar shkruan:

“Unë u rrita duke dashur modën dhe kam qenë tepër me fat që punova me disa nga njerëzit më të shkëlqyer në këtë biznes. Si drejtore kreative e FWRD, unë jam e lumtur për të ndihmuar në kurimin e faqes me stilistë dhe marka të reja”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.