Kryesore

Sekreti si të shpëtoni rrobat që ju kanë ‘hyrë në ujë’

15:20 - 06.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sa herë jeni zënë me mamin sepse, pavarësisht  paralajmërimeve, ajo e futi në lavatriçe bluzën e re, e lau në mënyrën më të gabuar të mundshme dhe rezultati dihet: Një bluzë e hyrë në ujë, që praktikisht nuk vishet më.Por, edhe për këtë problem e kemi një zgjidhje.




Mjafton t’i lini ato në ujë të ngrohtë me shampo bebesh dhe veshjet tuaja do të rikthehen në përmasat origjinale. Një gjë e tillë ndihmon në shtendosjen e fibrave. Në një legen me ujë të ngrohtë, shtoni 1/3 e një gote me shampo dhe lëreni veshjen për 30 minuta.

Nxirreni më pas me kujdes pa e shpëlarë në mënyrë që shampoja të vijojë të veprojë dhe me duar, mundohurni t’i jepni formën e mëparshme. Gradualisht, mbështilleni në formë roleje me një peshqir dhe lëreni për 10-15 minuta. Hapi i fundit është nxjerrja nga peshqiri dhe vendosja mbi një tjetër peshqir të thatë duke i dhënë gradualisht formë dhe duke vendosur objekte të rënda në skaje që të qendrojë ashtu.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.