Kryesore

Pak ditë para dasmës, Rudina Dembacaj dhe Mark Frrokun vendosin të shijojnë këtë qytetet të bukur(FOTO)

14:29 - 24.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çifti i shumë përfolur Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku pak ditë më parë zbuluan datën e kurorëzimt të dashurisë së tyre 1 tetor, teksa në rrjetet sociale u publikuan edhe ftesat. Ftesat velvet në ngjyrë jeshile, të postuara fillimisht nga të ftuarit në dasmë, janë të punuara me dorë, dhe mbajnë dy simbole.




Shega, është fruti simbol i prosperitetit, bollëkut dhe i bukurisë njëkohësisht, dhe nga ana tjetër, mbahet edhe si fruti i besnikërisë bashkëshortore.

“Me bekimin e fëmijëve tanë Viktoria, Leonard, Erta dhe Mara dëshirojmë të kurorëzojmë dashurinë tonë përpara Zotit, familjarëve dhe miqve që na gëzojnë jetën! Ndaj do të ishim të lumtur t’ju kishim në festën tonë të paharrueshme, ditën e premte, 01.10.2021, ora 19:00. Lutem konfirmimin tuaj sa më herët”, shkruhet në ftesën e dasmës së Rudinës dhe Markut.

Ndërkohë Rudina dhe Marku kanë udhëtuar këto ditë drejt Milanos ku si gjithmonë aktorja nuk nguron t’i shpreh dashurinë partnerit. Me shumë mundësi çifti ndodhet ne Milano për të mbyllur përgatitjet e fundit të dasmës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.