BOTA

Vrasja e mësueses në Britani, arrestohet një 36-vjeçar shqiptar. Fqinjët: Ishte njeri i punës!

19:32 - 27.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 36-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Britani, pasi dyshohet se është përfshirë në vrasjen e mësueses Sabina Nessa disa ditë më parë në qytetin e Beckenham.




Mediat britanike kanë bërë të ditur se ai punonte në një restorant dhe shpërndante ushqimet me makinë. Aktualisht i pandehuri po merret në pyetje lidhur me ngjarjen.

Efektivët e policisë aktualisht ndodhen në apartamentin e tij ku po kontrollojnë nëse gjejnë ndonjë gjurmë që e implikon shqiptarin në vrasje.

Gjithashtu hetuesit kanë marrë në pyetje fqinjët e 36-vjeçarit të cilët janë shprehur se ai ishte një njeri i qetë dhe i punës.

“Ai është shqiptar. Nuk e kam parë për një muaj, vinte shpesh në dyqanin tonë për të blerë produkte. Ishte një person i padëmshëm, gjithmonë e mbante kokën ulur kur ecte” ka thënë një prej fqinjëve.

36-vjeçari është i arrestuari i tretë lidhur me vrasjen e mësueses. Dy personat e tjerë janë duke u hetuar në gjendje të lirë.

Sabina Nessa është gjetur e vdekur në prakun Crator, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj më datë 17 shtator. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rreth zonës, ajo është parë teksa ka dalë nga shtëpia në orën 08:30.

Trupi i mësueses u gjet e mbuluar me gjethe dhe ka qenë një qen policie që e ka gjetur. Autoritetet po punojnë për të identifikuar autorin dhe nëse ai ka lidhje me Sabinën.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.