Kronikë

“E kam trajtuar si vajzën time”, lihet në burg 53-vjeçari i akuzuar për përdhunimin e minorenes. Dëshmia: Jam shumë i qetë, në fund do të dalë tjetër kush që e ka bërë

13:12 - 06.11.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Faktit në Gjirokastër ka lënë në burg 45 ditor Kabul Hundën, i dyshuar për përdhunimin e një të miture 16-vjeçare nga qyteti i Libohovës.




Kryesuesja e seancës së masës së arrestit Suela Dashi në fillim të seancës ia ka dhënë fjalën prokurorit Julijan Çafka i cili në tërësinë e argumenteve të paraqitura, ka kërkuar në përfundim 45 ditë burg me arsyetimin e hulumtimit të disa pistave që besohet se do të zbardhin ngjarjen e ndodhur.

Prezent në seancë ka qenë edhe vetë 53-vjeçari Hunda i cili ka qenë shumë i qetë dhe po me qetësi ka dhënë shpjegime për ngjarjen në fjalë. Në prezencën e avokatit të caktuar nga shteti, 53-vjeçari e ka deklaruar veten të pafajshëm dhe sipas tij këtë e di gjithë Libohova.

Ajo që pati interes ishte dalja në skenë e një personi tjetër që mundet të zbardhë komplet zinxhirin e ngjarjes me të cilën akuzohet Hunda. Ky i fundit ka deklaruar se 16-vjeçarja ka pasur dhe ka raporte intime me një 32-vjeçar nga qyteti i Libohovës dhe kjo është evidente sipas tij.

“Jam shumë i qetë se në përfundim do dalë tjetërkush i akuzuar për një vepër të stisur”, është shprehur Hunda.
Vetë ky deklaroi se 16-vjeçaren e ka trajtuar si vajzën e tij pasi janë pjesë e një familjeje dhe në asnjë rast nuk ka pasur tentativa për të kryer ndonjë marrëdhënie intime.

“Jam i bindur që pas kryerjes së analizave në trupin e 16-vjeçares, do zbulohet ADN e një tjetër personi që është 32 vjeç nga Libohova”, u shpreh Hunda.
Sakaq në përfundim gjyqtarja Suela Dashi ka aprovuar kërkesën e prokurorit Julijan Çafka për mbajtjen në qeli të 53-vjeçarit deri sa të zbardhen rrethana të tjera të ngjarjes që mund të ndryshojnë tërësisht padinë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.