Kryesore

Covid, numri i vdekjeve dhe gjendja katastrofale e vendit, nuk mbulohet dot gjatë me genjeshtra

10:23 - 22.11.21 Tritan Shehu
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lexova dje me habi të thellë se Qeveri thotë që:
Ndërkaq vetë INSTAT deklaron 18% me shumë vdekje në periudhen Janar-Shtator 2021 nga e njëjta periudhë 2020.
Numri i “vdekjeve plus”, që janë pothuajse të gjitha nga Covid a pasojat e tij, po sipas INSTAT vitin e kaluar ishte 12000 (si 9 mujor 9000), kur Qeveria deklaronte vetëm 2400.
Pra ky 9 mujor pritet të mbyllet me 10700 vdekje, me trend 14500 deri në fund të vitit.
Humbjet në Shqipëri prej fillimit të epidemise arrijnë në 26500, duke rrezikuar të jemi keshtu vendi i parë në Botë për 1 million banorë.
“Vdekjet plus», nuk mund të fshihen, ashtu si kërkohet të veprohet nga kjo Qeveri me publikimin e vdekjeve Covid duke:
1-Shënuar si shkaqe vdekje komplikacionet e jo patologjinë bazë, që është Covid.
2-Shënuar si shkaqe vdekje patologjitë shoqeruese të pacientit e jo shkakun shpërthyes, që është përsëri Covid.
3-Mos rregistruar si vdekje Covid humbjet e jetëve në banesë prej tij.
4-Mos zyrtarizuar shkakun Covid të humbjes së jetës në spitalet periferike e ato private, për shkak se formalisht ato nuk lejohen të shtrojnë pacientë Covid.
5-Mos njohur si shkak vdekje pasojat post Covid, e shoqëruar kjo me mos egzistencen e asnjë strukture polivalente për ato, qoftë dhe ambulatore, në vend.
B–“Shqipëria ka reth 30% raste të reja në ditë e 50% të infektuar aktualisht më pak se vitin e kaluar”
Qesharak ky pretendim i Qeverisë, se ndërkaq pozitiviteti i testimeve qëndron në shifra tejet të larta 25-30%, kur vendet e tjera Europiane e kanë nga 0,5-2%.
Kjo tregon se numri i rasteve të reja dhe i të infektuarve është realisht shumë herë më i lartë se raportimet zyrtare.
Numri i testimeve duhet rritur shumë herë, për tju afruar një pozitiviteti të pranueshëm, gjë që pa dyshim do të ngrerë disa herë dhe zbulimin e rasteve të reja.
C–Dhe kulmi i ironisë është kur kjo ulje imagjinare e shifrave i dedikohet nga Qeveria “vaksinimit të sukseshëm”.
Kur aktualisht Shqiperia eshte ne nivelet e 35% të popullesisë të vaksinuar, ndërsa mesatarja botërore është 49%, duke u renditur në fund të Europës e nga fundi i Botës.
Dhe për më tepër në Shqipëri në shumicë janë përdorur vaksina me efekte të dyshimta, të pa certifikuara.
D–Kjo Qeveri, që kërkon të fshehë të vertetën duke bërë rolin e strucit, duhet të kuptojë se:
–Vertet numri i vdekjeve Covid mund të fshihet përkohësisht, por jo perfundimisht, sepse do të dalin të dhënat e „vdekjeve plus“, siç po ndodh.
–Se fshehja qoftë dhe e përkohëshme e të vertetës është jo vetëm faj shkencor e profesional, por dhe penal.
–Se në këtë mënyrë nuk bëhet asgjë tjetër, veçse nuk përballohet kjo gjendje katastrofale ku kjo Qeveri e ka çuar vendin, duke e përkeqësuar atë.
© SYRI.net





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.