Vetëm 10 ditë pas lindjes së vajzës Marget, moderatorja e Tv Klan është rikthyer në krye të detyrës dhe duket mjaft në formë. Sapo ka nisur spektakli i humorit, Marina i ka përshëndetur dhe falënderuar të gjithë për urimet dhe mbështetjen:
“Më lejoni që t’ju falënderoj të gjithëve për urimet tuaja të shumta. Realisht, më keni befasuar dhe më keni lumturuar pa masë. Është diçka krejt magjike që të ndjesh ngrohtësinë e kaq shumë njerëzve njëkohësisht e kjo më thotë, se ajo që unë bëj dhe ajo që ne të gjithë këtu bëjmë në ‘Klanifornia’, për ju ka një rëndësi të veçantë. Ne do të jemi pa ndërprerje së bashku, çdo të shtunë deri në mbrëmjen e Vitit të Ri ku këtij sezoni fantastik do t’i vendosim kurorën e festave me një super ‘Klanifornia’.
Shfaq Komentet (0)