AKTUALITET

Makina përfundoi në lumë/ Nxirren 3 persona, rëndë fëmija. Vijojnë kërkimet për dy të tjerë, dyshohet se…

10:55 - 01.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në aksin kombëtar Librazhd-Elbasan, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në rrjedhën e Lumit Shkumbin.




Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanËeb, se deri më tani janë nxjerrë nga mjeti 3 persona, 1 burrë, 1 grua dhe një fëmijë i moshës 9 vjeç. Vogëlushi ndodhet në gjendje të rënduar dhe është drejtuar për në Spitalin Nënë Tereza në kryeqytet, për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje. Sakaq, bëhet e ditur se ende ndodhen 2 persona të mbyllur brenda në makinë.

Gazetari Popja tha se shanset që ata të jenë ende gjallë janë të pakta. Kjo pasi mjeti ndodhet 4 metra nën thellësinë e ujit dhe nxjerrja e tyre në një kohë të shpejtë është tepër e vështirë. Nga informacionet e siguruara nga gazetari, bëhet e ditur se personat që ndodheshin brenda mjetit vijnë nga një bashki të një zone veriore. Ky përfundim ka dalë nga mjekët, të cilët i janë referuar dialektit të përdorur nga të plagosurit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.