AKTUALITET

COVID 19/ Shënohen 1001 të infektuar dhe 7 humbje jete në 24 orë

17:59 - 03.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 1001 raste pozitive për Covid-19.




Ministria e Shëndetësisë bëri sot të ditur se nga 3,956 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 394 qytetarë në Tiranë, 57 në Krujë, 54 në Fier, 53 në Vlorë, 45 në Berat, 39 në Lushnje, 35 në Durrës, 30 në Sarandë, 27 në Shkodër, 25 në Gjirokastër, 24 në Elbasan, 18 në Kamëz, 17 në Kuçovë, 16 në Lezhë, 13 në Tepelenë, 10 në Kurbin, Mallakastër, 9 në Gramsh, 8 në Vorë, Peqin, 7 në Vau i Dejës, Patos, Divjakë, Devoll, Dimal, 6 në Selenicë, Përmet, 5 në Himarë, Delvinë, Korçë, 4 në Tropojë, Memaliaj, Poliçan, 3 në Kukës, Pogradec, Cërrik, Prrenjas, 2 në Malësi e Madhe, Fushë- Arrëz, Mirditë, Kavajë, Këlcyrë, 1 në Pukë, Has, Rrogozhinë, Dibër, Klos, Rroskovec, Konispol, Libohovë, Dropull, Maliq, Skrapar, Belsh, Librazhd.

Ndërsa, aktualisht janë 16,427 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Ndërkohë, aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit  ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Vlora 55 dhe 82 vjeç, një qytetar nga Shkodra 66 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 66-93 vjeç.

Janë shëruar 1,803 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 242,445 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 1,001
Të shëruar në 24 orë 1,803
Të shtruar në spitale 128
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3,956

Testime totale 1,682,861
Raste pozitive 262,241
Raste të shëruara 242,445
Raste Aktive 16,427
Humbje jete 3,369

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 7,199
Fier 1,707
Shkodër 1,567
Vlorë 1,250
Elbasan 1,022
Gjirokastër 806
Berat 793
Lezhë 639
Korçë 603
Durrës 415
Kukës 306
Dibër 120

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.