AKTUALITET

U dogj brenda makinës së tij në Krrabë/ Flet roja i karburantit, personi i fundit që e pa gjallë (DËSHMIA)

09:16 - 08.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pesë ditë pas ngjarjes tragjike në aksin e vjetër Tiranë-Elbasan, ku një 32-vjeçar u gjet i djegur plotësisht brenda një automjeti, hidhen dyshime se ai mund të jetë vrarë. Brenda mjetit u gjet shtetasi Armand Mici, i cili u dyshua fillimisht se mund të jetë vetëvrarë.




Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije që dyshohet se 32-vjeçarit mund t’i jetë kërkuar nga persona të tjerë që të çojë 13 litra benzinë në Kërrabë, çka vërtetohet edhe nga kamerat e sigurisë në karburantin ku ai është paraqitur për të marrë lëndën djegëse.

Dëshmia e punëtorit të karburantit:

I marrë në pyetje nga grupi hetimor, punëtori i karburantit që i ka shitur sasinë prej 13 litrash benzinë, ka pohuar në deklarimet e tij se 32-vjeçari nuk kishte bërë asnjë veprim dyshues gjatë komunikimit të shkurtër që ka pasur.

Mes të tjerash, punonjësi i karburantit thotë se e ka pyetur viktimën pse i duhej një sasi kaq e madhe me benzinë në bidon, ndërsa 32- vjeçari i është përgjigjur se e kishte lënë makina në Kërrabë, pra në vendin ku u gjet pa jetë. Ndërkohë, në kamerat e karburantit, viktima shfaqet me makinën në pronësi të tij dhe për të cilën i tha punonjësit të karburantit se e kishte lënë në mes të rrugës në Kërrabë në aksin e vjetër Elbasan-Tiranë.

Si ndodhi ngjarja e rëndë:

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 4 shkurtit, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në zonën e Kërrabës, në aksin e vjetër nacional Tiranë-Elbasan. Viktima ndodhej brenda automjetit të tij tip “Volksëagen”, i cili ishte përfshirë nga flakët dhe shkrumbuar plotësisht bashkë me trupin e të riut brenda. Policia e raportoi ngjarjen si vetëvrasje.

“Nga veprimet hetimore të kryera është mundësuar të identifikohet viktima, i cili është shtetasi Armand Mici, 32 vjeç, lindur e banues në Elbasan, i padënuar. Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet që nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetëvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij, tip ‘Volksëagen Passat’, me targa ‘AA 273 NU’”, sqaroi Policia lokale në njoftimin e dytë.

Me anë të një njoftimi të tretë dhe përfundimtar, Policia konfirmoi edhe faktin që 32-vjeçari ka blerë lëndë djegëse në një pikë karburanti.

“Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet që nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetëvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij, tip ‘Volksëagen Passat’”, sqaroi komunikata.

Nga grupi hetimor vazhdon kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore për sqarimin e çdo rrethane që i shërben hetimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.