DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Dosja e dytë/ Rrezikon deri 7 vjet burg. Prokuroria: Mashtroi për shoferin. Droga në Kukës, i pandehur Adi Shamku

07:00 - 19.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

19 Shkurt 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare” dy dekada më parë




 

Dosja e dytë /Rrezikon deri 7 vjet burg. Prokuroria: Mashtroi për shoferin

 Droga në Kukës, i pandehur Adi Shamku

 

Misteri/ Vdes pasi pi kafenë gruaja e Kadriovskit

Mjekët pohojnë se Dilja ka vdekur si pasojë e një hemorragjie cerebrale, e cila është iniciuar nga stresi

Dile Mirashi goditet nga hemorragjia cerebrale. Sapo kishte pirë kafe te fqinjët

Vdekje misterioze e Diles “gruas” së Kadriovskit

Tiranë- Vdes në rrethana misterioze “gruaja” e baronit të drogës, Daut Kadriovski, Dile Mirashi. Ka pirë një kafe tek fqinji dhe ka shkuar në shtëpi të hajë darkë, por ka rënë përdhe pa ndjenja. Pas 8 orë në koma, 39-vjeçarja nga Fushë-Kuqe e Laçit ka dhënë shpirt dje në spitalin nr.5 të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.

Mjekët pohojnë se Dilja ka vdekur si pasojë e një hemorragjie cerebrale, e cila është iniciuar nga stresi.

Vetëm pak kohë në liri dhe Dile Mirashi e njohur si gruaja me të cilën bashkëjetonte prej disa vitesh, njëri nga emrat më të fuqishëm të drogës, Kadriovski, vdes e vetme në shtëpinë e saj në Kinostudio.

 

Dëshmitare e të gjitha lidhjeve të Kadriovskit me bosët e drogës e të pushtetit ajo është shuar në mënyrë të mistershme megjithëse detajet e dhëna nga mjekët dhe familjarët anojnë nga vdekja natyrale. Dile Mirashi duhet të dinte gjithçka për punët e pastra e të pista të Kadriovskit i cili pak kohë më parë u ekstradua për në Itali. Edhe ky i fundit i ka shpëtuar një rrëmbimi apo ekzekutimi të mundshëm po atë ditë falë ndërrimit të intinerarit nga policia e Prokuroria. Ky fakt shton misterin edhe në vdekjen e papritur të Dile Mirashit.

Gruaja me origjinë nga Fushë-Kuqe e Laçit ka mbyllur sytë rreth orës 5.30 të ditës së djeshme. Sipas familjarëve, Dilja prej ditës kur është liruar nga burgu ka jetuar me të ëmën. Në mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20.00 (ndërsa mamaja e së ndjerës ka qenë te djali i saj Preka), Dilja ka kaluar pak kohë te fqinjët e saj ku ka pirë një kafe. Pak çaste pas rufitjes së kafesë, ajo është larguar në shtëpinë e saj për të ngrënë darkë.

Ka hyrë në banesë, ka mbyllur derën me kyç dhe ka marrë të shtrojë tavolinën për të ngrënë bukë, por nuk ka arritur të prekë asgjë me dorë. Dilja ka rënë përtokë pa ndjenja. Kështu është gjetur nga fqinjët, të cilët të habitur nga vonesa e saj (u kishte premtuar që të kthehej sërish), shkallmojnë derën dhe futen brenda në banesë. Ndërkohë që kanë mbërritur të afërmit, Dilja është dërguar në spitalin nr.5. Mjekët kanë përcaktuar se gruaja është goditur nga një hemorragji e fortë cerebrale, pasojë e stresit që ajo kishte kaluar kohët e fundit.

Megjithë ndihmën e dhënë, mjekët nuk kanë mundur që ta nxjerrin Dilen nga koma. Pas tetë orëve, 39-vjeçarja ka dhënë shpirt. Të afërmit e saj, nëna dhe vëllai, Preka, pohojnë se nuk kanë arritur të shkëmbejnë një fjalë me Dilën dhe i besojnë versionit të mjekëve për një vdekje natyrale. Gjithsesi ata janë vrarë në shpirt, për faktin se Dilja u mbajt për një kohë të gjatë në burg, ndërsa ishte e pafajshme. Dile Mirashi do të varroset sot në fshatin e saj të lindjes, në Fushë-Kuqe të Laçit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.