Kronikë

FOTO/ Përplasja me armë zjarri në Shkodër, e bëri “shoshë” me automatik furrën e bukës, identifikohet autori (EMRI)

23:38 - 22.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të martës në Shkodër. Dy të rinj janë përfshirë në një konflikt, i cili ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit dhe dëmtimin e pronës private. Fatmirësisht nuk pati as viktima, as të lënduar.




Pas incidentit, Gazeta Shqiptare ka mundur të sigurojë foton e agresorit, që ka lëshuar një breshëri plumbash kallashnikovi drejt furrës së bukës të bashkëqytetarit të tij, me të cilin u konfliktua.

Raportimet nga forcat blu kanë zbuluar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40 në lagjen “Skënderbeg” dhe mësohet se 32- vjeçari Armando Ndreu, banor i zonës, ka pasur një konflikt me qytetarin Sedet Sula. Më pas, ai ka qëlluar me armë zjarri drejt një furre buke që ishte në pronësi të këtij të fundit.

Sipas pamjeve nga kamerat e sigurisë, ngjarja ka ndodhur në orën 19:35 minuta dhe të shtënat kanë zgjatur për disa sekonda.

Menjëherë pas të shtënave, autori është larguar me një makinë e cila ishte aty pranë. Sipas policisë, ngjarja ndodhur pas një konflikti mes 32-vjeçarit dhe pronarit të furrës së bukës, Sadet Sala.

Ende nuk dihen motivet e këtij konflikti, teksa policia po vijon kërkimet për 32-vjeçarin. Panorama.al ka siguruar edhe videon nga momenti kur 32-vjeçari ka shkrehur breshërinë e automatikut në drejtim të furrës së bukës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.