Kryesore

E PLOTË/ Nga Rama te Meta, si reagoi politika shqiptare për ndarjen nga jeta të Sekretares së parë grua të SHBA-ve?

21:39 - 23.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright është ndarë nga jeta të mërkurën, pas 84 vitesh jetë. Shkaku i vdekjes së Albright-it kanë qenë pasojat fatale të kancerit, sipas raportimeve të mediave të huaja.




Në lidhje me ngjarjen e papritur kanë reaguar edhe figura të shumta të politikës shqiptare, si kryeministri Edi Rama, Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, Presidenti Ilir Meta, ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.

Çfarë shkruajnë politikanët shqiptarë për Madeleine Albright-in?

Edi Rama

Përmes një mesazhi, Rama thekson se Albright, ishte gruaja që mbikëqyri rrugën e lirisë së Kosovë.

“Lajm i trishtueshëm ndarja nga jeta e Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, gruaja që mbikëqyri rrugën e lirisë së Kosovës #RESPEKT”, shkruan Rama.

Lulzim Basha

Me një mesazh në Tëitter, Basha ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e saj të vendosur për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë NATO.

“U prehsh në paqe, Madeleine Albright, Sekretarja e parë femër e Shtetit në SHBA. Përgjithmonë mirënjohës për mbështetjen e saj të vendosur për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në PfP dhe #NATO. Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë shtytjen e saj që aleanca të ndërmerrte veprime vendimtare për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik në Kosovë”, ka theksuar Basha në rjetet sociale.

Olta Xhaçka

Përmes një mesazhi, Xhaçka thekson se Albright ishte një grua e mahnitshme dhe një frymëzim për miliona vajza dhe gra në mbarë botën.

“Trishtim për ndarjen nga jeta të Sekretares Albright. Një grua e mahnitshme dhe një frymëzim për miliona vajza dhe gra në mbarë botën. Përgjithmonë mirënjohëse për rolin e saj në përfundimin e Luftës së Kosovës dhe ndalimin e makinës së luftës kriminale të Millosheviç. U prehshi në paqe zonja Sekretare!”, shkruan Xhaçka.

Sali Berisha

Berisha shkruan se deri në fund, ajo mbeti një avokate e shkëlqyer e Kosovës. Ish-kryeministri shpreh mirënjohjen ndaj kontributit të saj.

Postimi i Sali Berishës:

Nderim dhe mirenjohje per miken e shquar te kombit tone, Madeleine Albright! Te dashur miq, ish Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright mbylli syte pergjithmonë.  Zonja Albright ishte nje mike e shquar e kombit shqiptar. Ajo vizitoi disa here Shqiperine dhe Kosoven. Une kam patur rastin qe ta pres ate ne Tirane si ambasadore e SHBA ne OKB. Ne krye te diplomacise se SHBA Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright u be promotore e fuqishme e angazhimit te diplomacise boterore dhe fuqive ushtarake te Aleances se Atllantikut te Veriut per çlirimin e dy milione shqiptareve ne Kosove. Ajo mbeti deri ne fund te jetes nje avokate e shkelqyer e Kosoves. Me kete rast duke u perulur me nderimin me te madh dhe mirenjohjen me te thelle para kujtimit te ndritur te Sekretares Albright i lutem Zotit qe shpirti i saj i mire te gjeje paqen e metituar. Amin!

Lindita Nikolla

Në mesazhin e saj, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla shkruan se “Sot mësuam me dëshpërim ndarjen nga jeta të Madeleine Albraight, ish Sekretares së Shtetit të ShBA”.

“Albright ishte një politikane, shtetare dhe diplomate e shquar, e cila i shërbeu me përkushtim atdheut të saj të dytë, ShBA, ku emigroi në moshën 11-vjeçare nga vendlindja e saj, Çekosllovakia.

Ajo hyri në shërbimin publik dhe jetën politike për tiu përkushtuar vendit të saj, kombeve dhe njerëzve kudo në planet, si një njeri i lirë, vizionare dhe luftëtare e paqes. E 64-ta Sekretare e Departamentit të Shtetit  dhe e para grua në këtë detyrë, Albright kontribuoi që Shtetet e Bashkuara të bëhen një udhëheqës moral, komb dhe faktor i domosdoshëm dhe thelbësor në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare, duke kombinuar rolin vendimtar të ShBA me aleancat dhe vendimet multilaterale.

Shqipëria dhe shqiptarët i jemi mirënjohës Sekretares Albright për kontributin e saj përcaktues në vendimin për sulmet e NATO-s, të cilat çuan në çlirimin e Kosovës.

Pushoftë në paqe!”

Monika Kryemadhi

Përmes një mesazhi, Kryemadhi thekson se botës do t’i mungojë kontributi i Albright, një mike e madhe për shqiptarët.

REAGIMI I KRYEMADHIT:

Botës prej sot do t’i mungojë kontributi i Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA, mike e madhe e Shqiptarëve dhe model i forcës së gruas në drejtim.

Emri i saj ka një vend të veçantë në historinë e marrëdhënieve mes dy popujve tanë, duke kulmuar me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, për të cilin kombi shqiptar do ti jetë përjetë mirënjohës.

Impakti i fenomenit Albright do të vazhdojë si deri më sot, të frymëzojë gjenerata liderësh që ngrihen mbi vlera dhe parime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.