LAJMI I FUNDIT

Një humbje jete/ MSH publikon shifrat e koronavirusit: 28 raste të reja në 24 orët e fundit! Ja situata në spitale

17:13 - 10.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shifrat e koronavirusit në vendin tonë vijojnë të mbeten të ulëta. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 28 raste të reja nga 442 testime të kryera në total.




Në të gjithë vendin janë 385 pacientë aktivë me COVID-19. Fatkeqësisht, gjatë orëve të fundit ka ndërruar jetë një qytetar.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,341 që nga fillimi i epidemisë.

APELI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 442 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki:

16 në Tiranë, 4 Vlorë, 2 në Berat, nga 1 qytetar në Tepelenë, Gjirokastër, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Shijak.

Janë 385 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Lushnja 82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,341 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Prill 2022)

Raste të reja ditore 28

Të shëruar në 24 orë 24

Të shtruar në spitale 10

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 442

Testime totale 1,786,721

Raste pozitive 274,219

Raste të shëruara 270,341

Raste Aktive 385

Humbje jete 3,493

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 221

Fier 43

Vlorë 42

Elbasan 21

Korçë 17

Berat 14

Gjirokastër 8

Durrës 7

Shkodër 7

Lezhë 3

Kukës 2


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.