Kryesore

Nga Rama, te Meta dhe Nikolla/ Si ua uruan politikanët shqiptarë Pashkët besimtarëve katolikë

22:31 - 16.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pashkët janë festat, në të cilat të krishterët festojnë Ringjalljen e Jezusit: është një festë “e lëvizshme”, do të thotë se bie në ditë të ndryshme në varësi të vitit dhe me dallime mes kalendarit katolik, ortodoks dhe hebre.




Me rastin e këtyre festave, që janë gjtihmonë në pranverë, zhvillohen rituale shoqëruese, zakone fetare dhe popullore, disa të përhapura, të tjera më të rralla.

SI UA URUAN POLITIKANËT PASKHËN KATOLIKE BESIMTARËVE SHQIPTARË?

Kryeministri Edi Rama

Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar një thënie ku shkruan: Vigjilja e Pashkëve është vigjilja e rilindjes së jetës.

“Fjalët e muajit. “Vigjilja e Pashkëve është vigjilja e rilindjes së jetës, dashurisë dhe shpresës’”, ka shkruar në rrjete sociale kreu i qeverisë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë por dhe mbarë popullin shqiptarë në këtë vigjilje të Pashkës së Madhe. Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit shpreh urimet më të përzemërta për sa më shumë paqe dhe begati në çdo familje shqiptare.

“Në vigjilje të Pashkës së Madhe u përcjell besimtarëve të krishterë katolikë e ungjillorë dhe të gjithë popullit shqiptar urimet më të përzemërta, për sa më shumë mbarësi, paqe, begati dhe lumturi në çdo familje!

Ngjallja e Krishtit, që kremtojmë së bashku, shpall fitoren e jetës mbi vdekjen, të dashurisë mbi urrejtjen dhe të shpresës mbi dëshpërimin.

Festa frymëzuese e Pashkës na fton për të mos harruar sakrificat e Krishtit për ne, për të dëshmuar me vepra shembullin e jetës së Tij, çdo ditë, duke qenë në shërbim dhe me përulësi pranë njerëzve në nevojë dhe për të mbajtur pranë zemrave tona këdo që vuan.

Misioni i Krishtit ishte të na mësojë dhe të na tregojë rrugën e dashurisë ngadhënjyese, për të mos u dorëzuar tek materializmi dhe konsumizmi.

Le të shërbejë ky shembull për të gjithë ne!

Për të ndërtuar një Shqipëri më të dashur dhe më të dhembshur, ku të ekzistojnë të gjitha hapësirat për një të ardhme të sigurt. Në këtë mënyrë do të ndalim shpopullimin dhe në veçanti largimin e të rinjve.

Sonte është koha për t’u gëzuar dhe për të falënderuar Zotin duke shpallur: KRISHTI U NGJALL! ME TË VËRTETË U NGJALL!

NGA MOT GËZUAR PASHKËN!”, shkruan Presidenti Meta.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi

Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se Krishti i Ringjallur është siguri se shpresa nuk vdes kurrë. Sipas saj, me dashuri në zemër mund të krijojmë një botë e të ardhme të mirë.

“Pashkë të bekuara dhe të gëzuara për çdo familje shqiptare! Krishti i Ringjallur është siguri se shpresa nuk vdes kurrë, se gjithmonë mund të rinisim, e me dashuri në zemër mund të krijojmë një botë e të ardhme më të mire”, shkruan kryetarja e LSI-së.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka uruar të gjithë besimtarët katolikë në këtë vigjilje të Pashkës së Madhe. Përmes një postimi në facebook, Nikolla uro paqe dhe mbarësi për të gjithë shqiptarët.

“Gëzuar Pashkët!

Gëzimi i Ringjalljes na frymëzon të besojmë e punojmë që:

Atje ku ka urrejtje, të lulëzojë harmonia.

Atje ku ka errësirë, të ndriçojë drita.

Atje ku ka dëshpërim, të lindë shpresa.

Atje ku ka vuajtje, të lehtësojmë dhimbjen.

Atje ku ka varfëri, të krijojmë mirëqenie.

Paqe e mbarësi për të gjithë”, shkruan Nikolla në facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.