LAJMI I FUNDIT

“Vigjilja e Pashkëve është vigjilja e rilindjes së jetës”- Kryeministri Rama uron besimtarët katolikë

20:44 - 16.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve.




Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar një thënie ku shkruan: Vigjilja e Pashkëve është vigjilja e rilindjes së jetës.

Postimi i Edi Ramës:

Fjalët e muajit. “Vigjilja e Pashkëve është vigjilja e rilindjes së jetës, dashurisë dhe shpresës”

Nga ana e tij, edhe Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë por dhe mbarë popullin shqiptarë në këtë vigjilje të Pashkës së Madhe.

ilir-meta-1-1

Përmes një postimi në facebook kreu i shtetit shpreh urimet më të përzemërta për sa më shumë paqe dhe begati në çdo familje shqiptare.

“Në vigjilje të Pashkës së Madhe u përcjell besimtarëve të krishterë katolikë e ungjillorë dhe të gjithë popullit shqiptar urimet më të përzemërta, për sa më shumë mbarësi, paqe, begati dhe lumturi në çdo familje!

Ngjallja e Krishtit, që kremtojmë së bashku, shpall fitoren e jetës mbi vdekjen, të dashurisë mbi urrejtjen dhe të shpresës mbi dëshpërimin.

Festa frymëzuese e Pashkës na fton për të mos harruar sakrificat e Krishtit për ne, për të dëshmuar me vepra shembullin e jetës së Tij, çdo ditë, duke qenë në shërbim dhe me përulësi pranë njerëzve në nevojë dhe për të mbajtur pranë zemrave tona këdo që vuan.

Misioni i Krishtit ishte të na mësojë dhe të na tregojë rrugën e dashurisë ngadhënjyese, për të mos u dorëzuar tek materializmi dhe konsumizmi.

Le të shërbejë ky shembull për të gjithë ne!

Për të ndërtuar një Shqipëri më të dashur dhe më të dhembshur, ku të ekzistojnë të gjitha hapësirat për një të ardhme të sigurt. Në këtë mënyrë do të ndalim shpopullimin dhe në veçanti largimin e të rinjve.

Sonte është koha për t’u gëzuar dhe për të falënderuar Zotin duke shpallur: KRISHTI U NGJALL! ME TË VËRTETË U NGJALL!

NGA MOT GËZUAR PASHKËN!”, shkruan Presidenti Meta në facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.