Kosova

Dyshohet se vinte nga Shqipëria/ Shkatërrohet laboratori i drogës në Kosovë, 5 persona të arrestuar

14:23 - 20.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Kosovës ka finalizuar ditën e sotme një aksion anti-drogë në Mitrovicën e Jugut ku janë kapur 56 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Në pranga janë vënë 5 persona.




Sipas policisë grupi që u godit sotme vepronte në të dyja anët e kufirit. Gatë operacionit fillimisht në lagjen  Uglar të Fushë Kosovës është identifikuar një prej pjesëtarëve të grupit që kishte fshehur lëndën narkotike në automjetin e tij tip Mercedes Benz.

Më pas në pikën kufitare të Vërmicës është ndaluar edhe konstatuar edhe i dyshuari i dytë i cili është mbajtur nën vëzhgim derisa është takuar me anëtarët e tjerë të grupit në garazhin e një shtëpie në fshatin Vaganicë.

Gjatë kontrolleve, ka rezultuar se dy prej makinave që përdoreshin nga anëtarët e grupit ishin me targa shqiptare. Në përfundim të operacionit janë sekuestruar 56 kg marijuanë, 7 telefona celularë dhe mbi 1000 euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.