![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Presidenti Ilir Meta ka viztuar të premten fshatin arbëresh Pallagorio, për yë cilin shkruan se është vendlindja e një prej figurave të shquara të Rilindjes Anselmo Lorecchio, kontributor në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në rrjetet sociale, kreu i shtetit thekson se arbëreshët angazhohen për të mbrojtur këtë trashëgimi të vyer kulturore, pasuri e përbashkët e dy popujve tanë.
“Në fshatin e mrekullueshëm Arbëresh të këmbanave, Pallagorio, vendlindjen e një prej figurave të shquara të Rilindjes Kombëtare, Anselmo Lorecchio, kontributor në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Krenohemi me përkushtimin shekullor të Arbëreshëve për ta ruajtur të gjallë gjuhën, kulturën, traditën e ritet fetare dhe u jemi mirënjohës autoriteteve italiane, që siç e dëshmon edhe Kryebashkiaku i Pallagorio, Umberto Lorecchio, angazhohen për të mbrojtur këtë trashëgimi të vyer kulturore, pasuri e përbashkët e dy popujve tanë”, shkruan presidenti Meta.