LAJMI I FUNDIT

E diela ditë pa makina në Tiranë, ndalohet qarkullimi në disa akse rrugore! Ja si do të bëhet devijimi i trafikut të automjeteve

08:42 - 24.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tashmë si çdo fundjavë e diela do të jetë ditë pa makina në kryeqytet. Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të nisë prej orës 09:00 deri në 15:00.




Qarkullimi i makinave do të devijohet në disa rrugë të caktuara duke shmangur fluksin në akset kryesore.

Si do të devijohet trafiku i automjeteve

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- nga Ministria e Brendshme deri në fillim te “Ish- Hotel Dajti”.

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

– Segmenti i rrugës -Myslym Shyri- nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

– Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën I të kësaj urdhërese.

– Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët “Ibrahim Rugova”, Blv. “Zhan D’Ark”, Blv. “Bajram Curri” dhe “George.W.Bush”. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.