LAJMI I FUNDIT

Gati për mësimdhënie në… Hapet shkolla “Bashkim Fino” në Tiranë, do të ketë 30 klasa me nga 30 nxënës!

14:47 - 25.04.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoim sot punimet për ndërtimin e shkollës së re 9 vjeçare “Bashkim Fino”. Veliaj tha se godinat e reja do të bëhen gati në verë, për t’u hapur në shtator.




Ai tha se fokusi do të jetë edhe në shkollat në periferi të qytetit, si shkollat te zona e Freskut apo te “5 Maji”. Shkolla “Bashkim Fino” do të ketë 30 klasa me nga 30 nxënës.

Kryebashkiaku tha se rindërtimi apo ndërtimi nga e para i shkollave të reja, është një histori suksesi në Tiranë.

“Në Tiranë ka ende shumë gjëra për t’u bërë mirë, por me ndërtimin e shkollave jemi të treguar jashtëzakonisht të vëmendshëm. Është një histori suksesi! Sot kam vetëm mirënjohje për stafin që ka punuar sepse ka qenë një kohë e vështirë me tërmetin, pandeminë, e me krizën që po ndodh, por fakti se kemi qenë të fokusuar dhe po i kapim në afat për këtë verë, them se në zgjedhjet e ardhshme vendore do të kemi prapë tema për të folur, por një gjë është e sigurtë, nuk do të flasim më për shkollat me dy turne. Kjo temë për të cilën kemi folur për 30 vjet, më në fund u zgjidh, dhe kjo paketë e 40 shkollave për Tiranën është përgjigja më e mirë ndaj të gjithë atyre që mundohen të fusin politikën kudo. Hapja e “Samiut”, hapja e “Bashkim Finos”, hapja e shkollës “Kennedy” dhe e “Nënë Terezës” në Kodër Kamëz, hapja e shkollës “Kiço Blushi” te “5 Maji”, dhe hapja e shkollës te “Fresku”, e shumë të tjera, janë dëshmi se kemi ndërtuar jo vetëm për të kapur ritmin e Tiranës, që është rritur këto vite, por kemi ndërtuar për të parashikuar këtë rritje edhe për disa dekada të tjera,” u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj nënvizoi një fakt mjaft të rëndësishëm, siç është ndërtimi i godinave që sigurojnë ngrohje të mjaftueshme, për kursim maksimal të energjisë elektrike.

“Në kontekstin e rritjes së çmimit të energjisë, naftës dhe bazës materiale, e veçanta e investimeve të Bashkisë së Tiranës janë ndërtesat e qëndrueshme. Pothuajse çdo ndërtesë e Bashkisë së Tiranës është me karbon zero, do të thotë që nuk ndot mjedisin, janë të veshura me system kapotë, me teknologjitë e fundit, që e çojnë efiçiencën energjetike në maksimum. Nëse bashkia vetë ndërton në këtë mënyrë, pra me zero emetim karboni, me zero ndotje, atëherë do duhet që të përshtaten të gjithë. Jetojmë në një kohë ku çmimi i energjisë dhe çmimi i naftës në bursë nuk varen prej nesh. Ajo që varet nga ne janë vendimet sot. Nëse vendimet sot i kemi që shkolla është autosufiçente dhe e ka konsumin e energjisë në minimum, nuk e humbet energjinë e ngrohjes apo të ftohjes, do të thotë që po ndërtojmë qytetet e së ardhmes,” nënvizoi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.