![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos ka pritur refugjatët nga Ukraina, të cilët vizituan Manastirin e Shenjtë të Shën Vlasios në Durrës, të martën, më 27 prill 2022.
Refugjatët nga Ukraina u pritën në Durrës për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Kryepeshkopi i uroi mirëseardhjen dhe u informua për situatën në Ukrainë dhe për kushtet komode që u ka ofruar qendra e mikpritjes në Durrës.
Më pas ata u orientuan nëpër ambientet e kompleksit të manastirit dhe u njohën me historinë e tij. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Ukrainës në Shqipëri.
Kryepeshkopi u lut për përfundimin e luftës në Ukrainë, paqen dhe kthimin e sigurt të refugjatëve në shtëpitë e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.
Ai u ofroi fëmijëve dhurata të ndryshme, të cilët patën kohë të lirë për t’u argëtuar me lojëra dhe aktivitete sportive të përgatitura nga stafi organizator.