Kryesore

E PLOTË/ Detaje nga takimet e zyrtares së lartë amerikane, Karen Donfred në Tiranë! DASH: SHBA do vazhdojë luftën me korrupsionin

11:38 - 29.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried mbërriti në Shqipëri në kuadër të një turi që po zhvillon në Ballkan. Vizita ndodh në një moment kur zhvillimet e brendshme politike të Tiranës ndërthuren me një situatë të komplikuar në rajon për shkak të luftës në Ukrainë dhe ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.




Donfred shoqërohet edhe nga i dërguari i SHBA, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorja Yuri Kim. Pavarësisht se qëllimi kryesor i Donfred konsiderohet të jetë përforcim i mesazhit se i gjithë rajoni mbetet nën vëmendjen e amerikanëve, sërish vizita në Tiranë mbart specifikat e veta. Më poshtë mund të lexoni një kronologji të takimeve dhe mesazheve kryesore.

14:00- Vizita në Shqipëri e Donfried dhe takimet në Tiranë me figurat politike, DASH: SHBA do vazhdojnë luftën kundër korrupsionit

Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried mbërriti në Shqipëri në kuadër të një turi që po zhvillon në Ballkan. Vizita e saj konstatoi me një takim me kreun e qeverisë në praninë e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim dhe të dërguarit Gabirel Escobar. Në vijmësi të takimit me Kryeministrin, Donfired takoi edhe deputetë nga Partia Demokratike.

11:58- Rama pas takimit me Karen Donfred: SHBA, mbështetje të plotë për Ballkanin e Hapur!

Kryeministri Rama ka publikuar detaje dhe foto nga takimi i sotëm me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried, në ambientet e Kryeministrisë.

Sipas Ramës, në këtë takim u diskutua për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur.

Postimi i Ramës në Facebook:

Kryeministria – Me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried. Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur. Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse.

11:56-  Alibeaj takohet me zyrtaren e DASH, zbardh diskutimet: Mora mbështetjen e zonjës dhe të DASH për një opozite pro amerikane

Enkelejd Alibeaj ka zbardhur takimi me zyrtaren e lartë të DASH. Sipas tij në diskutim është folur për cështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjedhjet, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, por edhe shtetin e së drejtës.

Alibeaj po ashtu tha se gjate diskutimit nga zyrtarja e larte e DASH mori garanci per nje opozite demokratike dhe pro amerikane.

“Pata kënaqësinë që të prisja zyrtaren e DASH. Diskutuam dhe folën për çështje të rëndësishme që Shqipëria është duke përballur. Çështje që lidhen me zgjedhjet, krimin e organizuar, shtetin e së drejtës. Po kështu edhe çështje të rëndësishme si ajo e luftës kundër korrupsionit.

Nuk mund të lija pa diskutuar marrëdhënien që PD ka pasur me SHBA. Me kënaqësi vura re dhe pashë mbështetjen që SHBA kanë me PD. Mora mbështetjen e zonjës dhe të DASH për mbështetjen e një opozitë të fortë dhe të qëndrueshëm, një opozite pro amerikane që sheh nga e ardhmja. Sfidat prekin të gjithë Shqipërinë. Ky është preokupimi i PD”, tha Alibeaj.

Ndërsa i pyetur nëse u përmend emri i Berishës në takim, Alibeaj tha: Ju më njihuni se në takime diplomatike thuhet për ato çështje që janë të rëndësishme.

11:00– Dalin fotot nga takimi me opozitën, tre deputetë të përzgjedhur nga PD

169ec40d-35d1-4c09-8980-2733837c68f3 WhatsApp Image 2022-04-29 at 10.52.06 AM WhatsApp Image 2022-04-29 at 10.52.05 AM WhatsApp Image 2022-04-29 at 10.52.04 AM
<
>

Përfaqësues të Partisë Demokratike të përzgjedhur për takimin me Karen Donfred, janë Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi. Në takim ka qenë e pranishme edhe ambasadorja Yuri Kim dhe i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

10:40- Takimi me përfaqësues të opozitës

Në axhendën e zyrtares së lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit është përcaktuar se ajo do të takohet dhe me përfaqësues të opozitës. Në axhendë ishte parashikuar që takimi të zhvillohej në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

10:32- Mbi 1 orë në Kryeministri/ Detajet nga takimi me Ramën

Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried ka qëndruar për më shumë se një orë në takim me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit e ka pritur zyrtaren e lartë të DASH në zyrën e tij, ndërsa zhvilluan një diskutim që zgjati ekzaktësisht 1 orë e 20 minuta.

09:15- Nis takimi në Kryeministri i zyratares së lartë të SHBA-ve me Ramën! 

Zyrtarja e Lartë e Departamentit të Shtetit Amerikan ka zhvilluar mëngejsin e sotëm një takim me Kryeministrin e vendit, Edi Rama. Në takim ndodhet e pranishme eedhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.

Të enjten; takimi me Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi

Donfried zhvilloi një takim edhe me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi që mbërriti dje për një vizitë në Shqipëri.

“Ndihmës Sekretarja e Shtetit Karen Donfried dhe Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, , Oliver Varhelyi u takuan për të diskutuar përparësinë e përbashkët të integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. lufta në Ukrainë e ka bërë integrimin në BE edhe më urgjent. Të dyja palët rikonfirmuan mbështetjen e tyre të fortë për bisedimet e anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu rikonfirmuan përkushtimin e tyre për të punuar me partnerët shqiptarë për reformën në drejtësi dhe integrimin në BE”, u tha dje në njoftimin e ambasadës amerikane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.