LAJMI I FUNDIT

Rënia e autobusit në Lanë/ Erion Veliaj: Zoti na ndihmoi të mos kishim një tragjedi në Tiranë

21:30 - 29.04.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije se për fat të mirë nuk ka persona të lënduar nga aksidenti, teksa tha se po punohet për heqjen e autobusit dhe makinës nga Lana.




“Asnjë njeri i dëmtuar rëndë, drama njerëzore përfundoi këtu, t’i lëmë punën policisë, të lëmë profesionistët e policisë dhe zjarrfikësit dhe inxhinierët që do të zhvendosen nga Lana. Për sa kohë jeta e njeriut është jashtë rrezikut, do i gjejmë një mënyrë me vinc ose jo për t’i nxjerrë nga Lana. Zoti na ndihmoi të mos kishim një tragjedi në Tiranë”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër, kreu i  Policisë rrugore të Tiranës, Taulant Gjoka tha se 5 persona kanë mbetur rë lënduar lehtë, teksa po punohet për të mësuar shkaqet e aksidentit.

“Është një aksident rrugor që në pamje të parë duket i rrezikshëm, 5 të dëmtuar lehtë, faza e parë e ndihmës së shpejtë ka qenë në kohë reale, po shqyrtojmë pistat e hetimit, nëse jemi përballë një defekti apo një gabimi njerëzor”, tha kreu i  Policisë rrugore të Tiranës, Taulant Gjoka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.