LAJMI I FUNDIT

“Ç’të shtyn o Ulsi të jesh badigard i Ramës?” Berisha replika me Ministrin e Drejtësisë

15:28 - 12.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Berisha iu drejtua Ulsi Manjës, duke e pyetur se “çfarë e shtyn të bëhet bodiguard i Edi Ramës”, ndërsa i kërkoi të hapë zemrën dhe të tregojë publikisht arsyen.




Replikat:

Ulsi Manja: Nuk kam replikë të vecantë, por kur e dëgjon zotin Berisha që flet me patos për barazinë gjinore të mbushet mendja se ke përpara kalorësin e barazisë gjinore në lopë. Berisha është kujtuar vonë për të folur për barazinë gjinore, sepse pasi shkatërroi në qeverinë e vet të parën, të saliu i parë, se ky është saliu i tretë, pasi i vuri dermën kopshteve dhe shkollave, prodhoi gjithë ato tragjedi, që i kanë paguar me kosto të madhe shqiptarët, tani kujtohet dhe flet si kalorës i barazisë gjinore. Edhe gjuha që përdore sot është dhunë mbi gratë dhe vajzat shqiptare. Një gjuhë e ashpër dhe viktimizuese dhe që nuk ka lidhje me cështjet e barazisë gjinore. Të katën tani në këtë moshë që je e vetmja gje e mirë që je, mesazhi i mirë që mund të përcosh është të heshtësh, sepse sa herë del këtu, është njësoj sikur autori del te vendi i krimit.

Sali Berisha: Me një pyetje të vetme, çtë shtyn o Ulsi të bëhesh bodyguard i Edi Ramës këtë javë, unë e di, po hapja zemrën kolektivit”

Ulsi Manja: “Sali, Edi Rama është në mandatin e tretë të qeverisjes së votojnë mbi 800 mijë shqiptarë/ Krenar që jam shërbëtor në qeverinë Rama 3 dhe i shqiptarëve, jam krenar që jam pjesë e kësaj qeverie.”

Ish-kryeministri Berisha largohet teksa ministri i Drejtësisë flet dhe largohet nga Kuvendi së bashku me Flamur Nokën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.