LAJMI I FUNDIT

Konsultimet me opozitën për presidentin e ri, Balla takohet nesër me Fatmir Mediun dhe… (EMRI)

15:16 - 12.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla do të zhvillojë të premten një takim me Fatmir Mediun dhe Mesila Dodën, ku do të diskutohet për presidentin e ri.




Gazeta Shqiptare mëson se takimi me Mesila Dodën do të zhvillohet në orën 09:00, ndërsa bisedimet ndërmjet Ballës dhe Mediut pritet të zhvillohen në orën 10:00.

Kujtojmë që Konferenca e Kryetareve vendosi që më 16 maj të jetë raundi i parë i votimit. Fatmir Mediu deklaroi pak më parë për mediat se do të ishte mirë që opozita të dilte me një kandidat të përbashkët. Ndërkohë në dispozicion të palëve do të jenë disa ditë për gjetjen e një emri konsensual.

Sipas Mediut, nëse nuk dilet me një kandidaturë konsensuale, atëherë opozita duhet të mbajë një qëndrim.

Ndërkohë, sipas platformës së Alibeajt, kandidati për President duhet të jetë së pari antikomunist, por kjo platformë është refuzuar nga PS.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.