Kryesore

Përgjimet e Dibrës/ Berisha ngacmon Ulsi Manjën “Ç’të shtyn të jesh bodyguard i Ramës”, përgjigjia e ministrit të drejtësisë “Jam shërbëtor”

15:53 - 12.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas sikletit të kryeministrit Rama në konferencën e fundit me gazetarët, që kishte të bënte me përgjimet e dosjes 184, Ulsi Manja nuk pati mundësi të përgjigjej. Këtë shans ia dha Berisha në parlament, kur iu drejtua Ministrit të Drejtësisë me pyetjen: “Çfarë të shtyn o Ulsi të bëhesh bodyguard i Edi Ramës?”, ndërsa i kërkoi të hapë zemrën para kolektivit dhe të tregojë publikisht arsyen.




“Me një pyetje të vetme do të të përgjigjem, “Ç’të shtyn o Ulsi të bëhesh bodyguard i Edi Ramës këtë javë?” unë e di, po hapja zemrën kolektivit” u shpreh Berisha.

Manja pati shansin të jetë i hapur për hetimet e dosjes 184 apo të sqarojë rolin dhe marrëdhënien që ka me ish drejtuesin e policisë së Dibrës që dëgjohet të flasë në telefon. Por nuk e bëri këtë. Në vend të një përgjigjeje shteruese, la të kuptohet se nuk ishte bodyguard, por shërbëtor.

“Sali, Edi Rama është në mandatin e tretë të qeverisjes së votojnë mbi 800 mijë shqiptarë. Krenar që jam shërbëtor në qeverinë Rama 3 dhe i shqiptarëve, jam krenar që jam pjesë e kësaj qeverie” tha Ministri i Drejtësisë.

Ish-kryeministri Berisha u largua teksa fliste ministri i Drejtësisë. Ulsi Manja dëgjohet të bisedojë për shpërblimin që do të marrë një drejtues policie pas zgjedhjeve për bashkinë e Dibrës. Në përgjigje, polici Robert Aga i kërkon të transferohet në Bulqizë, por Manja i përgjigjet “ne themi për ma nalt mer burrë”.

Këto fjalë, ia kujtuan kryeministrit Rama në konferencën e fundit me gazetarët, pasi ai kërkonte nga SPAK hetimin dhe dënimin e ish prokurorëve dhe gjyqtarëve. Por Rama duke qenë se ka dalë vetë në përgjime, zgjodhi të heshtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.