LAJMI I FUNDIT

“Ta marrë vesh Franca që ju po votoni kundër…”/ Balla thirrje opozitës për huan 50 milionë euro: Shpresoj t’ju vijnë mendtë!

14:52 - 12.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri thirrje që të votohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për një hua të bazuar në politika për mbështetjen e barazisë gjinore, në aksesin ndaj mundësive ekonomike në Shqipëri.




Sipas Ballës këtë marrëveshje duhet ta votojë edhe opozita, duke theksuar se Franca nuk do ta priste aspak mirë refuzimin e opozitës.

“Ne duhet ta përshëndesim Francën, ta falënderojmë Macronin që ka kualifikuar Shqipërinë dhe menjëherë konkretizimi i dy marrëveshjeve, njëri për energjinë. Kjo parti promovimin e barazisë gjinore e ka në ADN e vet. Ne po e zgjerojmë përfaqësimin, sepse e tillë është familjare. Pa një grua dhe një burrë nuk bëhet shtëpia. Se ç’punë ka sterilizimi me marrëveshjen me Francës, zot i madh.

Ta marrë vesh Franca që PD është kundër një marrëveshje me Francën, nuk e gjej dot ku ta lidh dhe ku ta zgjidh. Ne do ta votojmë këtë marrëveshje. Deri sa të vijë ora e votimit, shpresoj t’ju vine mendtë. Kështu sic e keni nisur nuk do ju vijnë, por kur t’ju vijnë do bëheni pishman që nuk do e keni votuar” tha Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.