BOTA

‘Vuan nga kanceri’/ Mediat britanike: Vladimir Putin operohet në fshehtësi, del me sukses nga operacioni!

13:39 - 23.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vladimir Putin i është nënshtruar një operacioni, që ka dalë me sukses, pasi sipas dailymail, lideri rus vuan nga kanceri. 69-vjeçari iu nënshtrua një operacioni të hënën e kaluar, pas këshillave nga mjekët se trajtimi ishte thelbësor, sipas kanalit në Telegram General SVR, i cili pretendon se merr informacion nga brenda Kremlinit.




Gjendja e Putinit ishte përkeqësuar të premten mbrëma, thuhet në llogarinë e mediave sociale, ndërsa theksohet se mjekët e kanë këshilluar që të shmangë pjesëmarrjen në takime për disa ditë të tjera derisa ai të shërohet.

Rusia tashmë po drejtohet nga ish-shefi i spiunazhit të FSB-së dhe kryetari aktual i këshillit të sigurisë, Nikolai Patrushev. Kremlini nuk ka komentuar mbi akuzat e fundit për shëndetin e keq të Putinit, por e ka mohuar njëherë se ai po vuan nga një sëmundje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.