![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Trajneri i Romës Zhoze Murinjo u shfaq tepër i emocionuar pas triumfit që skuadra e tij arriti në finale ndaj Fejnordit, me rezultatin 1-0, duke fituar trofeun e parë në histori të Ligës së Konferencës.
Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, portugezi u shpreh:
“Jam shumë i lumtur, djemtë kanë punuar shumë gjatë gjithë sezonit. Ishte një fitore shumë e madhe. Kemi luajtur 55 ndeshje, vetëm Rui Patrisio ka luajtur 54 ndeshje si titullar.
Publiku? Ishte një finale e bukur në një stadium të bukur. U ndjeva shumë mirë, arritëm të fitonim finalen. Fituam në një vend që po priste prej kohësh këtë mundësi, kështu që jemi të gjithë shumë të lumtur”, deklaroi 59-vjeçari./ Panoramasport.al
Shfaq Komentet (0)