LAJMI I FUNDIT

Provimet e maturës, masa të shtuara për të mbrojtur tezën! Rreth 33 mijë maturantë do t’i nënshtrohen testit

16:00 - 07.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm dy ditë i ndajnë rreth 33 mijë maturantë në të gjithë vendin nga sezoni i provimeve të Maturës Shtetërore, rezultatet e së cilës kanë ndikim të konsiderueshëm për vijimin e fakultetit.




Ky sezon vjen me masa shtesë sigurie për të garantuar mosdaljen e tezës së provimeve nga dyert e shkollave. Një ndër to është ngujimi i mësuesve të përzgjedhur për të hartuar fondin e pyetjeve, nga i cili do të përzgjidhet teza finale në mënyrë elektronike. E përveç kësaj përvoje, edhe mijëra mësues të caktuar për administrimin e provimeve në mjediset e paracaktuara.

“Numri i maturantëve do të jetë gati 33 mijë. Do t’i bashkëngjiten dhe nxënësit mbetës nga vitet e kaluara. Në këtë maturë të 2022, risi është kthimi i një provoje të së shkuarës. Brenda QSHAsë, në një periudhë të caktuar, do të ngujohen mësues që në bazë të një fondi pyetjesh të dërguar ndër vite nga mësues që janë bashkëpunëtorë të jashtëm të QSHA-së. Sigurisht mënyra e përzgjedhjes do të jetë në dorë të tyre në përputhje me zbatimin e planit orientues të Maturës Shtetërore. Ky proces do sigurojë përputhjen e testit me njohuritë që jepen te programi i Maturës Shtetërore. E rëndësishme është që teza do të sigurojë nivel”, deklaron drejtoresha e përgjithshme e arsimit parauniversitar, Rezarta Alla.

Do të jenë 167 qendra testimi, të cilat do të mbikëqyren nga afro shtatë mijë administrues, të cilët veç përgjegjësisë kanë edhe penalitete në rast se nuk respektojnë rregullat e parashkruara.

Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim. Për sa i përket nivelit të vështirësisë, 40% të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20% që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë, të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale. Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25% të pikëve të testit. Vlerësimet e testeve do të bëhen brenda një kohe shumë të shkurtër, për t’u dhënë mundësinë edhe maturantëve që duan të studiojnë jashtë të kenë diplomat në duar në ditët e para të korrikut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.