Kryesore

Rikthehen Broja dhe Uzuni/ Dilemat e Rejës për ekipin kundër Izraelit

09:51 - 09.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Odise Roshi është larguar nga grumbullimi me ekipin kombëtar dhe nuk do të jetë i disponueshëm për 2 sfidat e muajit qershor ndaj Izraelit dhe Estonisë.




Fieraku po kalon një gjendje gripale dhe nuk është stërvitur, teksa stafi teknik, duke parë gjendjen dhe pamundësinë e futbollistit ka vendosur ta lërë të lirë të largohet nga ky grumbullim.

Në këtë mënyrë 31-vjeçari do të bashkohet me familjen për të nisur pushimet dhe për t’u rikthyer më pas me klubin e tij në korrik, për përgatitjet për sezonin e ri.

PËRGATITJET

Përveç Odise Roshit, trajneri Edi Reja dhe stafi teknik kanë pasur në dispozicion të gjithë lojtarët në seancën e djeshme stërvitore.

Stërvitje të plotë ka bërë edhe Armando Broja, që është shfaqur me një gjendje të mirë dhe po arrin shumë shpejt formën e duhur fizike.

Ndërkohë që sulmuesi tjetër, Myrto Uzuni, i cili humbi ndeshjen e Islandës dhe zhvilloi disa ditë stërvitje i diferencuar, dje është bashkuar me grupin dhe ka kryer një seancë stërvitore me ngarkesë të plotë fizike.

Pjesa tjetër e skuadrës nuk shfaq asnjë problem për sa u përket dëmtimeve.

FORMACIONI

Me rikthimet e Brojës dhe Uzunit për Izraelin, si dhe mosaktivizimi i Nedim Bajramit dhe aktivizimi për pak minuta i Asllanit me Islandën, fusin në një lloj “stresi” trajnerin Edi Reja për formacionin që i duhet të hedhë të premten në fushë.

Cilësia e lojtarëve të Kombëtares është rritur dhe kjo përveçse është një gjë e mirë, nga ana tjetër sjell shumë dilema për italianin.

Vërtet ka rikthime në sulm, por Taulant Seferi shënoi ndaj Islandës, ndërkohë që Cikalleshi ishte pika e referimit përpara dhe Reja ka një preferencë për të.

Ndërkohë, një dyshim tjetër është një vend në mesfushë mes Bajramit dhe Çekiçit, ku njëri prej të dyve do të shoqërojë Gjasulën dhe Abrashin në këtë repart.

Teksa 20-vjeçari Kristjan Asllani është projektuar për në pjesën e dytë, për t’i dhënë një freski mesfushës.

Ndërkohë, mbrojtja mendohet që të mos pësojë ndryshime dhe lojtarët mbrojtës që do të jenë në stol duhet të kënaqen me aktivizimin në miqësoren me Estoninë ditën e hënë, 13 qershor./

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.