LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ 33.000 maturantë testohen për gjuhën e huaj, maturanti: Do studioj këtu, nuk e tradhtoj Shqipërinë!

10:40 - 09.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jo të shqetësuar, të buzëqeshur dhe me besim ne vete, maturantët e gjimnazit “Ismail Qemali” u paraqitën këtë mëngjes në shkollë, për tu testuar në provimin e parë të detyruar të Maturës Shtetërore, atë të gjuhës së huaj. 33 mijë maturantë në mbarë vendin iu nënshtruan procesit më të rëndësishëm për mbylljen e shkollës së mesme dhe për të hyrë në universitet.




Janë përgatitur për të marrë nota të mira pasi për ta provimi i parë është i lehtë dhe tregojnë për degët që do vijojnë studimet e larta.167 qendra testimi ne mbarë vendin u mbikëqyren nga afro 7000 administrues, të cilët veç përgjegjësisë, kanë edhe penalitete në rast se nuk respektojnë rregullat.

Maturanti do të jetë kalues nëse merr mbi 25% të pikëve të testit. Vlerësimet e testeve do të bëhen brenda një kohe shumë të shkurtër, për t’u dhënë mundësinë edhe maturantëve që duan të studiojnë jashtë, të kenë diplomat në duar në ditët e para të korrikut.

Duke qene se shkolla është shtyrë me një javë për shkak të mësimit plotësues në krye të vitit, si rrallëherë provimet e Maturës po zhvillohen pa u mbyllur shkolla për të gjithë nxënësit.

Pasnesër, maturantët do rikthehen në bankat e shkollës për provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Në datën 17 qershor do japin provimin e matematikës për ta mbyllur Maturën në datën 24 qershor me provimin e lëndës më zgjedhje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.