![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Erjon Bogdani ka udhëtuar sot drejt Rumanisë, pasi do të jetë pjesë e një ndeshje futbolli mjaft të veçantë.
Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare do të veshë përsëri këpucët për të zbritur në fushën e lojës, për të nderuar ish-shokun e tij të skuadrës te Çezena, Adrian Mutu, i cili ka vendosur t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur.
Bogdani do të jetë pjesë e skuadrës “ndërkombëtare” që do të luajë kundër legjendave të Rumanisë, një ekip i përbërë kryesisht nga yje të Serisë A me të cilët Mutu ka luajtur gjatë karrierë së tij.
Siç shihet në fotot dhe videon e siguruar nga “Panorama Sport”, Er-Bomber kishte mundësinë të takohej përsëri me disa nga emrat më të njohur të dekadave të kaluara në futbollin italian si Kanavaro, Trezege, Montolivo, Xhilardino e Toni, pa harruar këtu edhe një trajner si Çezare Prandeli i cili është ai që do të drejtojë këtë përzgjedhje ndërkombëtare.
PANORAMASPORT.AL