Kosova

“Banoj ne shtepi me qira!”/ Publikohet pasuria e Albin Kurtit! Sa ka para në bankë e sa janë të ardhurat vjetore të tij

14:20 - 14.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2021 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.




Si pasuri të paluajtshme, Kurti ka deklaruar apartamentin 400 mijë eurosh të bashkëshortes.

Shefi i qeverisë kosovare ka deklaruar se ka para të gatshme në bankë në vlerë prej rreth 400 euro, derisa bashkëshortja e tij ka të kursyera 23 mijë euro.

Por, bashkëshortja e tij ka edhe borxhe. Ajo është në kredi në vlerë 290 mijë euro, që e ka në kohëzgjatje prej 25 vitesh, e që ka thënë se e ka marrë për blerjen e apartmentit.

Ndërkohë, Kurti ka deklaruar qiranë e shtëpisë në vlerë 250 euro, për tri vite.

“Banoj ne shtepi me qira, sipas kontrates te lidhur me qiradhenesin B.Z. ,ne afat prej 3 vitesh me mundesi vazhdimi edhe per nje afat shtese prej 3 vite me kushte te njejta siç jane parashikuar ne kontrate. Qiraja eshte ne shume prej 250e ne muaj”, ka qenë sqarimi i Kurtit për këtë shtëpi.

Kurti ka deklaruar si të hyra vjetore 12 mijë e 903 euro, derisa bashkëshortja e tij ka të hyra vjetore 39 mijë e 200 euro./Gazeta Express


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.